Rob i detit ---
U rrita pranë detit./
Fushave e lëndinave thura tufat e ëndrrave,/
luginave kërkova shpellën e Ali Babës,/
kalërova kodrat e malet... /
Dhe u ktheva prapë te deti./
U ktheva këtu/
ku fillon niveli i gjithckaje./ ---
2002 - Ll. K.
Thursday, 25 December 2008
Ylli Polar
Ylli Polar
Shumë here e kërkova, por asnjëherë s’e gjeta Yllin Polar.
Nuk ishte kohë për romantizma, për netë me hënë e yje...
Por Yllin Polar e kërkova. Të kapesha prej bishtit të Arushës së Vogël Dhe të udhëtoja për në vendin tim.
No comments:
Post a Comment