Rob i detit ---
U rrita pranë detit./
Fushave e lëndinave thura tufat e ëndrrave,/
luginave kërkova shpellën e Ali Babës,/
kalërova kodrat e malet... /
Dhe u ktheva prapë te deti./
U ktheva këtu/
ku fillon niveli i gjithckaje./ ---
2002 - Ll. K.
Friday, 26 December 2008
(Malevonia) - Sovrani i Madh
Sovrani i Madh
Tek Sovrani i Madh, vajti sovrani popull, që të ankohet për të këqijat që po vuante, si mallkim.
Sovrani mëshirëplotë premtoi: Do të ketë lehtësim. Mund të zgjedhin mes Lebrës dhe Barbarëve...
No comments:
Post a Comment